Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se të premten, më 5 dhjetor 2025, do të mbahet Seanca Inauguruese e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, një ngjarje e rëndësishme që shënon fillimin e mandatit të ri të organeve komunale.
Gjatë seancës anëtarët e sapozgjedhur të Kuvendit do të bëjnë betimin solemn, ndërsa më pas do të bëhet betimi i Kryetarit të Komunës së Lipjanit. Pas këtyre procedurave, do të vazhdohet me zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Seanca fillon në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit.
Në linkun e bashkangjitur gjeni ftesën e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit: https://lipjan.rks-gov.net/…/Ftese-per-mbledhje…