Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon aktivitete me rastin e shënimit të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe 14 Qershorit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.
Këto aktivitete përkujtuese dhe festive kanë për qëllim nderimin e sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të lirisë, si dhe ruajtjen e kujtesës historike.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të nderojmë së bashku figurat dhe ngjarjet historike të lirisë.
Ju mirëpresim!