Komuna e Lipjanit organizon aktivitetin kulturor “Netët e Valleve Ndërkombëtare”, në kuadër të të cilit qyteti i Lipjanit do të mirëpresë ansamble dhe grupe artistike që do të prezantojnë valle, muzikë dhe tradita folklorike nga vende të ndryshme të botës.
Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performanca nga ansamble dhe grupe artistike nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Italia, Polonia, Meksika dhe Turqia.
📅 13 gusht 2026
📍 Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan
🕗 Ora 20:00
✨ Ejani të shijojmë së bashku një mbrëmje të pasur me kulturë, art dhe tradita folklorike nga vende të ndryshme të botës🌍.
Ju mirëpresim!