ANKETA PËR BIZNESET E KOMUNËS SË LIPJANIT
Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim ka përgatitur një anketë të shkurtër për vlerësimin e gjendjes aktuale, si dhe për identifikimin e nevojave të bizneseve në Komunën e Lipjanit.
Nëse jeni biznes dhe operoni në Komunën e Lipjanit , ju lutemi të gjeni pak kohë për të plotësuar anketën e bashkangjitur në këtë njoftim.
Përgjigjet tuaja janë me rëndësi për ne dhe do të shqyrtohen me përkushtim.
Ju faleminderit!
Të nderuar përfaqësues të bizneseve, komentet dhe sugjerimet shtesë që nuk janë të përfshira në anketën e mësipërme, mundë t’i adresoni në formë elektronike përmes e-mail adreses:
fitore.buja@rks-gov.net