Ditë më parë në ambientet e restorant trofta në Petrovë të Shtimes nga Qendra Regjionale e OSBE-së në bashkëpunim me zyrtarët komunal për informim të rajonit të Prishtinës, është organizuar një takim pune me qëllim të shkëmbimit të përvojave.
Ditë më parë në ambientet e restorant "Trofta" në Petrovë të Shtimes nga Qendra Regjionale e OSBE-së në bashkëpunim me zyrtarët komunal për informim të rajonit të Prishtinës, është organizuar një takim pune me qëllim të shkëmbimit të përvojave. Në këtë takim ishin prezent zyrtarët komunal nga Shtimja, Lipjani, Graçanica,Obiliqi, Podujeva dhe Hani I Elezit. Ky projekt në fjalë i organizuar nga OSBE-ja kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave në lëmin e informimit, ku të gjithë të pranishmit prezantuan punën e tyre, si dhe parashtruan pyetje të ndërsjella lidhur me punën e zyrtarëve komunal për informim si dhe atyre për teknologji informative. Gjatë pas ditës u bë prezantimi ekraneve LCD “ strategjia e shpërndarjes” si dhe diskutim rreth transparencës nëpër komuna përkatëse.