Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt mbledhja me kryetarët e fshatrave, ,me qëllim të njohjes me Rregulloren e re që parasheh formën e organizimit të zgjedhjeve për kryetar të fshatrave.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt mbledhja me kryetarët e fshatrave, ,me qëllim të njohjes me Rregulloren e re që parasheh formën e organizimit të zgjedhjeve për kryetar të fshatrave. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit z. Lulëzim Rrustemi para të pranishmëve tha se sot ju kemi ftuar që t’ju njoftojmë për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të lagjeve, të qytetit dhe fshatrave, na pret një punë jashtë zakonisht e madhe dhe vuliminoze do të caktojmë orarin e mbajtjes së takimeve në ndërkohë kryesuesi I komitetit do të ju njoftoj ma detajisht për ndryshimet në këtë Rregullore karshi Rregullores së vjetër,tha mes te tjerash Lulëzim Rrustemi. Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja shprehu se Rregullorja e vjetër ka qenë pengesë sidomos në pasuesin ku parashihej se për legjitimitetin e një kryetari të fshati do të duhej të votonin mbi 50% të votuesve të atij fshati ,e tani Rregullorja e re ofron rrethanë dhe mundësi lehtësuese. Andaj ju lus qe të filloni të bëni përgatitjet, për zgjedhjet në fshatrat tuaja ku ndihmesë të madhe do te ju jep kryesuesi i komitetit për fshatra dhe sektori i Kuvendit. Prandaj ne kemi shumë nevojë që në për mesë këtyre zgjedhjeve te nxjerrim kryetar legjitim me qëllim të realizojmë projektet e infrastrukturës në interes të qytetarëve tanë tha mes tjerash z..Buja . Ndërsa, kryetari komiteti për fshatra Idriz Krasniqi mes tjerash tha ne si komitet jemi themeluar ekskluzivisht për organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve nëpër fshatra. Ai me tej vazhdoj se puna jonë dot organizohet në dy faza, ne fazën e parë do të merremi me formën përgatitore të zgjedhjeve ndërsa në fazën e dytë mbajtjen, monitorimin dhe përfundimin e zgjedhjeve pra brenda dy muajve përkatësisht nga 15 shtatori deri me 15 nëntor të rrumbullakohet ky proces zgjedhor .Ju te nderuar kryetarë të fshatrave fillimisht keni për obligim të formoni këshillat organizative ku do të hynë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike që ekzistojnë në fshatra tuaja e më vonë të vazhdoni sipas dinamikes së parapa për organizimin e detyre zgjedhjeve përfundoj z.Krasniqi