Lipjani i së nesërmës do jetë qendër e rëndësishme në regjion, me ekonomi të zhvilluar e moderne brenda Trekëndëshit të Zhvillimit, do mbështes fuqishëm industrinë, turizmin dhe bujqësinë, do ketë mjedis dhe infrastrukturë urbane e rurale të nivelit të lartë dhe të balancuar në vijën fshat – qytet, bazuar në zhvillimin e planifikuar, Komunë e hapur për iniciativa private e ndërmarrësi, Komunë e zonave atraktive dhe të veçanta turistike.
Lipjani me ide dhe profesionist të rinjë, me nivel të lartë kulturor-arsimor dhe përmbajtje, Komunë e sportit dhe artit, Komunë e cila i kushton kujdes kategorive të ndjeshme të popullatës dhe përmirësimit të mjedisit jetësor, atraktive për të jetuar dhe punuar.