Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 10-të e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesi z. Alush Bikliqi, ku u shqyrtuan pikat e rendit të ditës.
Gjatë mbledhjes u diskutua për vizitat e realizuara në terren në vendbanimet ku jetojnë pjesëtarë të komuniteteve, përkatësisht në Janjevë, Medvec dhe Magurë.
Në përfundim të takimit, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të paraqitura nga komunitetet.