Komiteti për Politikë dhe Financa, i udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, sot ka mbajtur mbledhjen e 8-të me radhë, ku janë shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës të propozuara për këtë mbledhje.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, ka prezantuar pikat e rendit të ditës të propozuara për këtë mbledhje.
Pas diskutimeve, anëtarët e KPF-së kanë rekomanduar të gjitha pikat për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të premten më 30 tetor 2026.