Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 9-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Alush Bikliqin, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit u prezantua Informatë nga Drejtorati i Arsimit, lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor dhe një Informatë nga ZLK-ja.
Po ashtu në fund të këtij takimi u shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të drejtuara nga komunitetet.