Të nderuar qytetarë,
Komuna e Lipjanit përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, ka përgatitur agjendën e aktiviteteve në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Gjatë muajit tetor do të organizohen ligjërata informuese, aktivitete sensibilizuese, ecje simbolike dhe takime me profesionistë shëndetësorë, me fokus në rëndësinë e kontrolleve të rregullta, parandalimit dhe kujdesit ndaj shëndetit.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve të “Tetorit Rozë” dhe së bashku të përcjellim mesazhin për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes ndaj shëndetit.