Komuna e Lipjanit, përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të ndërmarrin masa parandaluese ndaj Virusit të Nilit Perëndimor, i cili mund të transmetohet përmes pickimit të mushkonjave.
Për të zvogëluar rrezikun, qytetarët këshillohen të veprojnë sipas rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.
Mbroni veten dhe familjen tuaj. Parandalimi është më i lehtë se trajtimi.