Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Mustafë Rexhepi nga fshati Gadime e Epërme.
E nderuar familje Rexhepi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mustafë Rexhepit, veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, i cili deri në momentin e ndarjes nga jeta shërbeu si kryetar i Këshillit të fshatit Gadime e Epërme.
Mustafë Rexhepi do të kujtohet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në çështjet me interes publik, për kontributin e dhënë në shërbim të qytetarëve dhe përkushtimin e tij për të mirën e fshatit Gadime e Epërme.
Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, të afërmve, miqve, bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin Mustafën.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit