Sonte sheshi “Adem Jashari” u shndërrua në një skenë të përbashkët të kulturës, artit dhe traditave nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të “Netëve të Valleve Ndërkombëtare”, aktivitet i organizuar për herë të parë nga Komuna e Lipjanit.
Ansamble dhe grupe artistike nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Italia, Polonia, Meksika dhe Turqia sollën para publikut valle, muzikë dhe pjesë nga trashëgimia e tyre folklorike, duke krijuar një mbrëmje me atmosferë të jashtëzakonshme, energji dhe ngjyra të ndryshme kulturore.![]()
![]()