Nata e dytë e festivalit “Mërgata Fest & Sports 2026” solli një atmosferë të veçantë në sheshin “Adem Jashari”, ku qytetarë dhe bashkatdhetarë të shumtë u bënë pjesë e një mbrëmjeje të mbushur me muzikë, energji dhe emocione.
Ritmet e muzikës, performancat e artistëve të njohur shqiptarë dhe entuziazmi i publikut e shndërruan mbrëmjen në një festë të madhe verore, duke krijuar momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Pjesëmarrja e madhe dhe atmosfera festive dëshmuan suksesin e festivalit, duke e kthyer “Mërgata Fest & Sports” në një nga ngjarjet më të spikatura të kësaj vere në Lipjan.