Sonte në Sheshin “Adem Jashari”, u zhvillua finalja e aktiviteteve sportive në kuadër të festivalit “Mërgata Fest & Sports”, ku dhjetëra garues u përballën në disiplina të ndryshme sportive dhe rekreative.
Publiku pati mundësi të ndjekë garat në ping-pongpër seniorë, juniorë dhe persona me nevoja të veçanta, shah
, arm wrestling
në tri kategori, biliardo
, soccer flipper
dhe shigjetari
.
Fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treta u shpërblyen për rezultatet e arritura, ndërsa atmosfera në shesh u karakterizua nga energjia, entuziazmi dhe përkrahja e qytetarëve.