Sheshi “Adem Jashari” mbrëmë u shndërrua në një hapësirë plot gjallëri, buzëqeshje dhe atmosferë festive me hapjen e aktiviteteve të festivalit “Mërgata Fest & Sports”.
Aktivitetet e para të festivalit sollën argëtim për më të vegjlit përmes lojërave të ndryshme, maskotave, pikturimit të fytyrës dhe aktiviteteve të tjera rekreative, duke krijuar një atmosferë që mblodhi së bashku familje, bashkatdhetarë dhe qytetarë të shumtë.
Festivali do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete sportive, kulturore dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat.
Ju mirëpresim!