Si pasojë e kushteve atmosferike janë evidentuar dëme në sektorin e bujqësisë dhe në infrastrukturën publike, përfshirë shkollën në Gadime, Sallën Sportive dhe shtigjet e ecjes, ku në disa segmente është regjistruar rrëzimi i drunjve, duke paraqitur rrezik për kalimtarët. Gjithashtu në disa lokalitete janë dëmtuar dhe rrëzuar shtylla elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Ekipet e shërbimeve publike në bashkëpunim me strukturat emergjente dhe institucionet përkatëse, kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë në vlerësimin e situatës, sanimin e dëmeve dhe largimin e pengesave, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat e prekura dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve, pemëve dhe shtyllave të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.
Po ashtu i rekomandojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim, pasi sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje intensive dhe erëra të fuqishme.