Sot në Janjevë u mbajt mbledhja e 7-të e Komitetit për Komunitete të Komunës së Lipjanit, e udhëhequr nga kryesuesi z. Alush Bikliqi, me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe identifikimit të nevojave që prekin komunitetet në këtë lokalitet.
Gjatë vizitës në terren, anëtarët e komitetit u njohën nga afër me sfidat dhe çështjet me të cilat përballen komunitetet në Janjevë, si dhe morën informacione relevante për trajtimin e tyre në kuadër të kompetencave institucionale.