Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti ngushëllon familjen Ajeti, me rastin e ndarjes nga jeta të Ramiz Ajetit.
Ramizi ishte një ndër veprimtarët e qështjes në vitet e paraluftës sidomos në financimin e arsimit shqip, në aktivitetet e solidaritetit dhe aktivitete të tjera.
E nderuara familje Ajeti,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e Ramizit, andaj në këto ditë të vështirë për ju, më lejoni që në emrin tim personal dhe të institucioneve komunale t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të gjithë juve familjarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e njohën Ramizin.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit