Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 5-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi z. Alush Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit përfaqësuesit e Zyrës Lokale për Komunitete prezantuan raportin e punës së ZKK-së.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të paraqitura nga komunitetet.