Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, sonte në sheshin “Adem Jashari” u mbajt koncert festiv, i cili mblodhi qytetarë të shumtë në një atmosferë festive.
Me performancat e Alban Mehmetit, Bajram Jakajt, Erjad Karpuzit & Rilind Krasniqit, Ajla Jakajt dhe DJ Ami u krijua një mbrëmje e mrekullueshme.
Urime Dita e Çlirimit!