Me rastin e 12 Qershorit Ditës së Çlirimit, Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, theksoi se 12 Qershori përbën një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë më të re.
“Në këtë 27-vjetor të çlirimit, përulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit. 12 Qershori mbetet një datë me rëndësi të veçantë historike, që na obligon të kujtojmë dhe të nderojmë përherë heronjtë dhe dëshmorët që flijuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha kryetari z. Imri Ahmeti.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe heronjve të lirisë!
Urime 12 Qershori Dita e Çlirimit!