Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme, është mbajtur një debat i hapur publik me qytetarë për diskutimin e Draft-Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve publike në qytetin e Lipjanit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Sead Aliu, para të pranishmëve prezantoi Draft-Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve publike në qytetin e Lipjanit, duke u fokusuar edhe në rregullativën ligjore përkatëse.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga të gjithë të jenë sa më aktivë gjatë fazës së konsultimit publik dhe të kontribuojnë me ide dhe rekomandime që kanë për synim avancimin e mëtejshëm të dokumentit.
Po ashtu u dhanë propozime konkrete nga pjesëmarrësit lidhur me këtë dokument.