Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, dhe me organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, duke sjellë një atmosferë festive dhe plot gjallëri në sheshin “Adem Jashari”.
Fëmijë të shumtë morën pjesë në programin e organizuar me aktivitete të shumta për këtë ditë të veçantë, duke e shndërruar sheshin në një hapësirë të mbushur me gëzim, lojëra dhe buzëqeshje.
Urime 1 Qershori për të gjithë fëmijët!
