Sot SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan, me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, organizoi finalen e edicionit të tretë të “Kuizit të Diturisë 2026”, ku morën pjesë ekipet përfaqësuese të të gjitha shkollave të Komunës së Lipjanit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Arsimit z. Rasim Hasani, i cili ndau shpërblime për ekipet fituese, si vlerësim për angazhimin dhe suksesin e treguar nga nxënësit.
“Kuizi i Diturisë” tashmë është shndërruar në një aktivitet të rëndësishëm arsimor që promovon dijen, mendimin kritik, frymën garuese dhe bashkëpunimin ndërmjet nxënësve.
Rezultatet e finales:
Vendi i parë – SHFMU “Drita” – Rubofc
Vendi i dytë – SHFMU “Ibrahim Banushi” – Shalë
Vendi i tretë – SHFMU “Zenel Hajdini” – Gadime
Vendi i katërt – SHFMU “Skenderbeu” – Kraishtë