Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë bustit të dëshmorit të kombit, Xhavit Kozhani – Burgia, në fshatin Ribar i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, homazhe u zhvilluan edhe pranë varrezave të martirëve në Ribar të Madh dhe në Zllakuqan, ku me respekt dhe mirënjohje të thellë u nderua sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Me këtë rast nënkryetari Bytyqi, theksoi se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit zë një vend të pazëvendësueshëm në kujtesën historike, duke mbetur udhërrëfyes për brezat e rinj dhe një përgjegjësi e vazhdueshme për ta çuar vendin përpara me nder dhe përkushtim.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që ranë për liri!