Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, priti sot në takim kryetarin e Klubit të Volejbollit “Ulpiana” z. Arian Zeneli, të cilit i uroi sukses për inkuadrimin në Superligë.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe sukseset e klubit, me theks të veçantë rikthimin në Superligë.
Kryetari Ahmeti i uroi për suksesin e arritur dhe ritheksoi përkushtimin e Komunës së Lipjanit për mbështetjen e sportit si një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të aktiviteteve sportive në Lipjan.
Përfaqësuesit e klubit i ndanë Kryetarit Ahmeti kartelën “Gold Card” për sezonin 2026/27, duke e nderuar atë si përkrahësin e parë të këtij klubi me këtë simbol mirënjohjeje.