Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë në nderim të 27 vjetorit të rënies së Dëshmorit Ramiz Shala, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në “Kompleksin Memorial” në Kleçkë.
Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë, nderimi dhe kujtimi për ta do të mbeten gjithmonë obligim i yni institucional dhe qytetarë.
Lavdi!