Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Luma”, me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, organizon Edicionin e III-të të Kuizit të Diturisë. Në këtë aktivitet nxënësit e shkollave nga klasat VI–IX do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një sfidë që synon zhvillimin e njohurive, logjikës dhe bashkëpunimit.
Ky organizim ka për qëllim nxitjen e garës së shëndetshme, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe institucioneve arsimore.
Aplikimi mund të bëhet përmes linkut të mëposhtëm:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdehKRq6e2…/viewform…
Afati i fundit për aplikim: 10.04.2026