Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme është mbajtur debat i hapur publik me qytetarë për të diskutuar Projekt-planin komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme 2026–2028 në komunën e Lipjanit.
Shkëlzen Hajdini, drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, si dhe njëherësh kryesues i komisionit për hartimin e kësaj rregullative ligjore, para të pranishmëve ka prezantuar Projekt-planin komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme 2026–2028 në komunën e Lipjanit.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga të gjithë që të jenë sa më aktivë gjatë fazës së konsultimit publik dhe të kontribuojnë me ide dhe rekomandime që kanë për synim avancimin e mëtejshëm të dokumentit.
Po ashtu u dhanë propozime konkrete nga pjesëmarrësit lidhur me këtë dokument.