Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 2-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Alush Bikliqin, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit u diskutua dhe u miratua Plani i Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2026.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të pranuara nga komunitetet.