Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Karameta për ndarjen nga jeta të ish zyrtarit të Bibliotekës së Qytetit të Lipjanit, Ahmet Karameta.
E nderuara familje Karameta,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ahmet Karametës, i cili për vite me radhë kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të kulturës dhe dijes në komunën tonë.
Si ish zyrtar i Bibliotekës së Qytetit të Lipjanit, ai dha një kontribut të çmuar në promovimin e leximit dhe organizimin e aktiviteteve kulturore. Angazhimi i tij i vazhdueshëm dhe korrektësia në punë do të mbeten shembull për kolegët dhe brezat e rinj.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Karameta, të afërmit, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën rastin të punonin me të.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit