Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit, z. Rasim Hasani, sot ka pritur në takim nxënësit e shkollave fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan dhe “Emin Duraku” në Banullë, së bashku me drejtorët e shkollave z. Jakup Bahtiri dhe z. Raif Sadiku, si dhe stafin arsimor pas suksesit të arritur në garat e ASEF-it në Tiranë.
Gjatë takimit drejtori z. Hasani, i përgëzoi nxënësit për përfaqësimin dhe suksesin e arritur, duke theksuar se këto rezultate janë dëshmi e cilësisë së punës në shkollat e komunës sonë.
“Ky sukses dhe numri i madh i nxënësve tanë që marrin pjesë në gara të ndryshme dhe arrijnë rezultate të jashtëzakonshme na bën të ndihemi krenarë, jo vetëm si institucion por edhe si qytetarë të Komunës së Lipjanit. Kjo dëshmon se shkollat tona janë në një nivel profesional në përgatitjen e kuadrove të reja të cilat janë e ardhmja e vendit tonë”, tha drejtori i DKA-së, z. Rasim Hasani.
Ndërsa drejtori i shkollës “Vëllezërit Frashëri”, z. Jakup Bahtiri, në emër të nxënësve dhe stafit, falënderoi Komunën e Lipjanit për mbështetjen e vazhdueshme që ka mundësuar pjesëmarrjen në gara si ASEF, duke theksuar se ky bashkëpunim e motivon shkollën të vazhdojë me përkushtim dhe ta përfaqësojë denjësisht komunën brenda dhe jashtë vendit.
Shkolla “Vëllezërit Frashëri” këtë vit ka arritur rezultate mbresëlënëse në disa fusha mësimore, për të cilat u vlerësua me medalje, duke vazhduar traditën e suksesit përkushtimit dhe cilësisë së kësaj shkolle.
Nga pjesëmarrja në ASEF 2026, shkolla siguroi dy vende të para me medalje të artanë Matematikë dhe një vend të tretë
, një medalje të artë
në Fizikë, një medalje të artë
në Kimi, një medalje të bronztë
në Biologji, një medalje të argjendtë
në TIK, si dhe katër medalje të bronzta
në këtë fushë.
Suksese të veçanta arriti edhe ShFMU “Emin Duraku”, e cila u shpërblye me medalje të artënë lëndën e Fizikës dhe medalje të argjendtë
në lëndën e Biologjisë. Këto arritje reflektojnë përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të nxënësve në realizimin e rezultateve të larta në këtë garë.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e nxënësve të talentuar, të cilët po arrijnë suksese në të gjitha garat ku marrin pjesë.