Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me nënkryetarin z. Diamant Bytyqi, vizituan Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, ku u pritën nga drejtori i shoqatës, z. Xheladin Fazliu, i cili i njoftoi nga afër me aktivitetet dhe projektet e realizuara në shërbim të qytetarëve.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti falënderoi përfaqësuesit e shoqatës për pritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të familjeve në nevojë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave humanitare.
“Kontributi juaj është një ndihmë e madhe jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet dhe vetë shtetin. Ju lehtësoni një pjesë të barrës përmes projekteve që synojnë mbështetjen e familjeve në nevojë. Organizata si kjo janë tejet të rëndësishme, pasi ndihmojnë në adresimin e shumë çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, tha kryetari, z. Imri Ahmeti.
Ndërsa drejtori i Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, z. Xheladin Fazliu, falënderoi kryetarin Ahmeti për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Lipjanit në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve humanitare në Lipjan. Në fund të vizitës kryetarit Ahmeti, iu nda një mirënjohje në shenjë respekti për bashkëpunimin.