Gjatë këtij takimi, Kryetari Imri Ahmeti theksoi se Komuna e Lipjanit është mirënjohëse ndaj OSBE-së e cila vazhdimisht ka ofruar mbështetje në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
Ndërsa, Emil Savov nga OSBE-ja uroi Kryetarin Ahmeti për mandatin e ri dhe falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij për t’i shtyrë të gjitha proceset përpara në të mirën e të gjithë qytetarëve nga Komuna e Lipjanit pa dallim, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit.