Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Daut Azemi, sot ka mbajtur mbledhjen e parë, gjatë së cilës është shqyrtuar dhe diskutuar pika e rendit të ditës e propozuar për këtë mbledhje.
Gjatë këtij takimi, drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Latif Ramadani, ka prezantuar para anëtarëve të KPF-së Propozim-Buxhetin e Komunës së Lipjanit për periudhën 2026–2028.
Pas diskutimeve anëtarët e KPF-së kanë rekomanduar pikën përkatëse të rendit të ditës për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të premten, më 9 janar 2026.