Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, i udhëhequr nga Kryesuesi, z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 2-të me radhë, ku u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar për këtë seancë.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance u miratuan këto pika të rendit të ditës:
Propozim vendim për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Propozim vendim për themelimin e Komitetit për Komunitete.
Raporti i performancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2025.
Raporti i zbatimit të Planit të Integritetit në Komunën e Lipjanit për periudhën janar–dhjetor 2025.
Propozim vendim për anulimin e Vendimit 15NR.462/01-27002 të datës 29.05.2025 për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit 1NR.464-47684 të datës 29.09.2015 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të Komunës në ZK-Babush i Muhaxherëve.
Propozim vendim për miratimin e Planit orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2026.
Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Lipjanit për vitin 2024 dhe Plani i zbatimit të rekomandimeve të auditorit, të pranuara me raportin final nga Auditori i Zyrës Kombëtare të Kosovës për vitin 2024, të cilin auditim e ka kryer Zyra Kombëtare e Auditimit.
Raporti vjetor i NJAB-së për vitin 2024.