Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit,
Nesër në ora 18:00, në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, do të organizohet ceremonia e ndezjes së dritave dhe Pemës së Vitit të Ri, një moment simbolik që shënon fillimin e atmosferës së fundvitit në qytetin tonë.
Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë.
Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen me ne në këtë moment festiv.
Jeni të mirëseardhur!