Komuna e Lipjanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka organizuar orë letrare me nxënësit e shkollave fillore të komunës, në shenjë nderimi për festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.
Gjatë aktivitetit, nxënësit pjesëmarrës prezantuan krijimet e tyre letrare, përfshirë poezi dhe interpretime artistike, duke shfaqur talentin dhe kreativitetin e tyre. Me këtë rast, Komuna e Lipjanit ndau mirënjohje për artistët e rinj, si shenjë respekti dhe vlerësimi për talentin dhe kontributin e tyre në fushën e krijimtarisë letrare.
DKRS falënderon të gjitha shkollat dhe mësimdhënësit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.