Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopa për ndarjen tragjike nga jeta të Bislim Feta Sopës, nga fshati Vrellë i Gadimes.
E nderuara familje Sopa,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Bislim Feta Sopës në vendin e punës në Mal të Zi, një humbje e rëndë që ka prekur jo vetëm familjen tuaj, por edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sopa, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër Bislimin.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit