Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me OSCE, ka mbështetur organizimin e konferencës së parë në Lipjan kushtuar teknologjisë dhe inovacionit “Women and Youth in Tech 2025”.
Ngjarja kishte për qëllim fuqizimin e grave dhe të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, duke ofruar mundësi të reja për mësim, frymëzim dhe bashkëpunim.
Në këtë konferencë morën pjesë të rinj, profesionistë, përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe organizatave partnere, me temën: “Fuqizimi i grave dhe të rinjve në epokën e transformimit digjital”.
Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla që fuqizojnë të rinjtë, gratë dhe promovojnë zhvillimin digjital dhe inovacionin në vendin tonë.