Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim nxënësin e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, Rejan Krasniqi, fitues në Garat e 14-ta Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mentale, të organizuara nga Brainobrain International, të mbajtura në Kloten, Zürich të Zvicrës.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti e uroi Rejanin për suksesin e arritur, duke i dëshiruar edhe shumë arritje të tjera në të ardhmen.
“Ndjehem jashtëzakonisht krenar për sukseset e nxënësve tanë, të cilët në çdo garë ku marrin pjesë po shpallen kampionë. Këto arritje na bëjnë të gjithëve krenarë dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të fëmijëve të Lipjanit,” tha Kryetari z. Imri Ahmeti.
Rejani ka treguar shkathtësi të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion i garës dhe duke u nderuar me medalje të artë .
Në shenjë mirënjohjeje për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës dhe të Lipjanit, Kryetari Ahmeti i dhuroi pllaketën e Komunës së Lipjanit.