Komuna e Lipjanit dënon ashpër veprimet e qëllimshme të keqbërësve, të cilët kanë shkaktuar dëme në rrjetin e ndriçimit publik në rrugën që lidh Shalën me Krojmirin. Veprime të tilla jo vetëm që dëmtojnë pasurinë publike, por shkaktojnë edhe dëme financiare për buxhetin e komunës.
Apelojmë tek organet përkatëse që të ndërmarrin masat e nevojshme për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për këto veprime.
Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që të kujdesen për asetet tona të përbashkëta dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë tek organet përgjegjëse.