Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me organizatën IADK, organizoi sot panairin e produkteve bujqësore, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e sektorit bujqësor dhe përpunimin e produkteve ushqimore.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, gjatë vizitës së tij falënderoi organizatën IADK për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Ai theksoi se ky panair është një mundësi e rëndësishme për promovimin e produkteve bujqësore dhe për të mbështetur prodhuesit vendor, duke i inkurajuar ata për zhvillimin e qëndrueshëm të veprimtarisë së tyre.
Panairi pasqyron përkushtimin e Komunës së Lipjanit për nxitjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e produkteve bujqësore, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhuesve vendorë.