Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zaskoku për humbjen e më të dashurit të tyre, z. Elez Zaskoku, nga fshati Rubovc i Madh.
E nderuar familje Zaskoku,
Me pikëllim të thellë dhe shqetësim morëm lajmin për vdekjen e z. Elez Zaskoku, ngjarje që ka prekur jo vetëm familjen tuaj, por edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Në këto momente të rënda, ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, duke u lutur që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit