Mbrëmë në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, u mbajt koncerti “Rinia Fest 2025”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, i cili u shndërrua në një atmosferë fantastike falë energjisë së të rinjve të shumtë të qytetit tonë.
Këngëtarët e njohur ndezën skenën me performanca plot energji, duke sjellë një atmosferë unike që vetëm rinia mund ta krijojë. Ndërsa në sheshin e qytetit parakaluan valltarët e organizatës austriake
, të veshur me kostume tradicionale, duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e shumë qytetarëve.
Në shenjë mirënjohjeje, Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, nderoi përfaqësuesit e organizatës austriake me mirënjohje për bashkëpunimin kulturor, i cili i shton vlerë Lipjanit. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatës i dhuruan Kryetarit Ahmeti një suvenir simbolik, si shenjë falënderimi për mikpritjen.
Faleminderit të gjithë artistëve, të rinjve dhe qytetarëve që ishin pjesë e kësaj feste të veçantë, duke e bërë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë një kujtim të paharrueshëm.