Në kuadër të programit “Rinia Fest 2025”, në qytetin e Lipjanit, do të organizohet “Panairi Rinor i Lipjanit”, një ngjarje festive, edukative dhe ndërvepruese, e dedikuar të rinjve të moshës 13–29 vjeç.
Ky aktivitet synon të ofrojë hapësira ku të rinjtë do të kenë mundësi të shprehin talentin, kreativitetin dhe idetë e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme artistike, sportive dhe kulturore.
Çfarë do të ofrojë Panairi Rinor i Lipjanit?
Këndi i Artit – Ekspozitë dhe pikturim individual
Këndi i Zërit – Karaoke live dhe gara muzikore
Këndi i Energjisë – Gara sportive dhe lojëra sfiduese
Këndi i Videove – Regjistrim i mesazheve për ndryshim
Këndi i Dijes – Kuize dhe informacione me shpërblime
Këndi i Ideve – Shpreh vizionin për Lipjanin
Këndi i Argjilës – Punime artizanale me baltë
Këndi VR – Përvoja me syze të realitetit virtual
Ngjarja do të shoqërohet me muzikë, argëtim, shpërblime simbolike dhe një atmosferë fantastike për të gjithë pjesëmarrësit.
10 gusht 2025
17:00 – 20:00
Sheshi “Adem Jashari” – Lipjan
Transporti: Ofruar falas për pjesëmarrësit
Aplikoni për pjesëmarrje këtu: https://forms.office.com/e/Lf4UjVf43g
Ky projekt financohet nga Komuna e Lipjanit – DKRS dhe implementohet nga organizata “Vizioni Rinor i Shalës”.