Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 41-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit, zyrtari kryesor financiar paraqiti informacione lidhur me buxhetin për vitet 2026–2028 të Komunës së Lipjanit, veçanërisht për projektet në zonat ku jetojnë komunitete jo-shumicë.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të pranuara nga komunitetet.