Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sonte përmbyllet edicioni i pestë i festivalit “Mërgata Fest & Sports”, një javë e jashtëzakonshme që bashkoi qytetarë dhe mërgimtarë rreth sportit dhe garës.
Pas pesë ditësh me aktivitete intensive, nata finale sjell finalet e të gjitha kategorive sportive dhe ndarjen solemne të çmimeve për kampionët e këtij edicioni.
28 Korrik 2025
Sheshi “Adem Jashari”
Palestra e re sportive
Stadiumi “Sami Kelmendi”
17:00 –
Futboll
18:00 –
Pingpong
18:30 –
Teqball |
Shah |
Tenis
19:00 –
Flippera |
Arm Wrestling |
Peshëngritje |
Volejboll
19:30 –
Streetball
Një veçanti e këtij edicioni është pjesëmarrja e personave me nevoja të veçanta, të cilët do të garojnë në shah dhe pingpong, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për gjithëpërfshirje, përkushtim dhe dashuri për sportin.
Mbrëmja do të përmbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku do të nderohen fituesit dhe finalistët për suksesin e tyre sportiv dhe shpirtin garues që e karakterizoi këtë festival.
Ejani ta festojmë së bashku përmbylljen e një edicioni të paharrueshëm!
Festivali mbështetet nga Komuna e Lipjanit – DKRS dhe implementohet nga OJQ ESRA – Environmental and Social Responsibility Association